Ka përfunduar mbledhja e grupit të punës të opozitës së bashkuar për Reformën Zgjedhore nga e cila pjesëmarrësit kanë bërë propozimet konkrete kundër manipulimit të votave.
Rreth diskutimeve në mbledhje nga selia blu ka folur Oerd Bylykbashi i cili theksoi se në mbledhje u bënë propozime për luftën ndaj votimit të manipuluar.
“Ka propozime konkrete për zgjidhjet sa i përket votimit. Identifikimi elektronik, votimi elektronik, është një zgjidhje. Duhet të luftojmë shit-blerjen dhe manipulimin e votës, nëpërmjet marrjes së kartave të identitetit.
Do bëhet e mundur heqja e duarve të komisionerëve, që me urdhër të mazhorancës manipulojnë zgjedhjet. Zgjidhjet tona janë plotësisht të realizueshme”-tha Bylykbashi.