Vendosni fjalën kyçe....

“Do vijnë fadromat e INUK-ut”, banorët e Unazës ngujohen për të mbrojtur shtëpitë


Banorët e Unazës së Re janë mbledhur pranë rrethrrotullimit te sheshi ‘Shqiponja’, pas informacioneve se në orët e para të mëngjesit do të zbarkojnë në zonë punonjës të IKMT-së.

Banorët janë mbledhur për të qëndruar gati.

Ata u mblodhën edhe në mëngjes, pas një tjetër lajmërimi se me nisjen e javës do të nisin edhe prishjet e banesave.

Por aksioni raportohet se është shtyrë për nesër.

Syri.net bën me dije INUK do të mbërrijë në orën 05:00 dhe aksioni për shembjen e banesave do të nisë një orë më vonë, pra në orën 06:00, ndërkohë që po në këtë orë do të mbërrijnë edhe mjetet e shërbimit zjarrfikës.

Mësohet gjithashtu se banorët do të qëndrojnë përgjatë gjithë natës në gatishmëri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *