Vendosni fjalën kyçe....

“Dorëzohu”- Policia shkakton panik në Lezhë, të shtëna me armë pranë stacionit elektrik


Policia ka shkaktuar panik sot në Lezhë, gjatë përpjekjes për të arrestuar një person.

Banorët lajmëruan policinë pas të shtënave që dëgjuan pranë stacionit elektrik të qytetit, por më pas rezultoi se ishte pikërisht policia që po zhvillonte një aksion për kapjen e një të kërkuari.

Një banore e zonës, thotë se ka parë një person teksa vraponte, pasi po ndiqej nga policia. “I thoshin ‘dorëzohu’ këtij personi që po ndiqnin. Policia hyri në oborr. Policia gjuajti me armë, i thoshte ‘dorëzohu”- thotë gruaja.

Nuk dihet nëse ka të lënduar nga kjo ngjarje, ndërsa policia vijon ndjekjen e qytetarit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *