Vendosni fjalën kyçe....

Dhunë dhe kaos në Hong Kong, polici qëllon me armë protestuesin (VIDEO)


Një polic ka qëlluar me armë një person ditën e hënë, një tjetër ditë dhune dhe kaosi në Hong Kong. Pamjet janë transmetuar drejtpërdrejt në “Facebook”, ku oficeri shihet të nxjerrë armën gjatë një përplasje me një burrë.

Por kur një burrë tjetër i afrohet, i cili kishte vënë maskë në fytyrë, polici qëllon jo një herë por tre herë. Nga kjo nuk është e qartë nëse plumbat goditën dikë, por në të tjera pamje tregohet qartë se protestuesi ka mbetur i plagosur rëndë.


Çfarë ndodhi?

Të shtënat me armë ndodhën ndërsa protestuesit u përpoqën të bllokonin një kryqëzim në Sai Ëan Ho në veri-lindje të ishullit.

Policia konfirmoi se një oficer “shkarkoi revolverin e tij të shërbimit” dhe se “një mashkull u qëllua“. Të tjera pamje tregojnë protestuesin të shtrirë me sytë hapur dhe me gjak përreth dhe një efektiv që mundohet ta ndihmojë.

Sipas “BBC“-së ai po i nënshtrohet një operacioni dhe është në një gjendje kritike. Zëdhënësi tha se ai nuk ishte në dijeni për një person të dytë që u lëndua.

Autoritetet thanë që në dy vende të tjera, oficerët gjithashtu përdorën armët e tyre. Kjo është hera e tretë që policia ka qëlluar dikë me armë që kur filluan protestat në Hong Kong në qershor.

Incidenti i parë ishte gjatë protestave në 1 tetor kur Kina po festonte 70 vjetorin e sundimit komunist. Rasti i dytë ishte kur një djalë adoleshent u qëllua në këmbë më 4 tetor.

Pse ka protesta në Hong Kong?

Hong Kongu është pjesë e Kinës por si ish-koloni britanike ajo ka disa autonomi dhe njerëzit kanë më shumë të drejta se në pjesët e tjera të Kinës.

Protestat filluan në qershor kundër planeve për të lejuar ekstradimin në kontinent – pasi shumë kishin frikë se do të minonin liritë e qytetit.

Projektligji u tërhoq në shtator por demonstratat vazhduan dhe tani bëjnë thirrje për demokraci të plotë.

Përplasjet midis policisë dhe aktivistëve janë bërë gjithnjë e më të dhunshme dhe në tetor qyteti ndaloi të gjitha maskat në fytyrë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *