Vendosni fjalën kyçe....

Ishte duke punuar në ndërtim, bie nga lartësia 24-vjeçari në Tiranë


Një 24-vjeçar ishte duke punuar në një objekt në ndërtim në Mullet të Tiranës dhe është rrëzuar nga lartësia.

Shtetasi E.Gj është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 02.10.2021, në Mullet, dyshohet se duke punuar në një objekt në ndërtim, ka rënë nga lartësia shtetasi E. Gj, 24 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.