Vendosni fjalën kyçe....

“Iku koha kur i shpallnim luftë shteteve”- Bushati s’lë gjë pa thënë për rezolutën e PS-së, Kodheli i kërkon ta mbyllë (VIDEO)


“Ka ikur koha, kur i shpallej luftë shteteve”- kështu është shprehur sot ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.

Ai ka kritikuar projektrezolutën e PS-së për financimet e huaja në fushatat zgjedhore, në mbledhjen e sotme të Komisionit për Politikën e Jashtme. Bushati tha se kjo rezolutë ishte e mbushur me gabime në përkthim dhe sipas tij  linte shumë për të dëshiruar.

Bushati ka vijuar edhe më tej duke thënë se Shqipëria nuk është në kushtet që të akuzojë Rusinë për ndërhyrje në politikën e brendshme, sa kohë që këtë nuk e ka bërë asnjë shtet i zhvilluar.

Sipas tij, komisioni dhe Parlamenti po futen në ujëra të turbullta me këtë rezolutë.

 “Duhet të kemi një dokument të certifikuar nga qeveria shqiptare për trajtimin e informacionit të klasifikuar. Nuk mundet që ky komision apo parlamenti të futet në ujëra të turbullta. Koha kur i shpallnim luftë shteteve ka përfunduar.

Këtu bie dakord me Gjonin, të gjithë ata që janë marrë me përkthimin e Rezolutës së PE, për fat të keq në disa raste jo korrekte, rezoluta ka mbi 20 dokumente që citon, që janë dokumente të Komisionit Evropian, ku përmendet jo vetëm Rusia, por aktorë shtetërorë e jo shtetërorë, më pas vjen me tekstin e rezolutës. Konventa, që iu referua Gjoni, mund t’i them kujtdo këtu që bëhet fjalë për Paktin e OKB mbi të drejtat civile dhe politike, që mos të lëmë nam të paktën, të mos qeshin me ne juristët që janë marrë me të drejtat.

Ky është vend anëtar i NATO dhe jo dordolec. Nuk mund të diskutojmë një rezolutë pa dokumentin strategjik të NATO-s. Bëjeni, por në nuk mund të dalim jashtë kësaj kornize”, tha Bushati.

Ish-ministri i Jashtëm këmbënguli se një rezolutë e tillë për ndërhyrjet e jashtme duhet të konsultohet me NATO-n, pasi Shqipëria nuk mund të veprojë me kokën e saj. Kryetarja e këtij komisioni Mimi Kodheli, e tensionuar për shkak të kritikave të Bushatit, i kërkoi atij të mbyllte fjalën. Por Bushati vazhdoi përkundër kërkesës së saj./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *