Vendosni fjalën kyçe....

Tragjedia në Indi, shkon në 73 numri i viktimave nga zjarri në tren (Video)


Ka shkuar në 73 numri i viktimave nga zjarri që shpërtheu në një tren në lindje të Pakistanit. Ata u dogjën teksa po përpiqeshin të largoheshin nga flakët që përpinë vagonët.

Treni i mbushur ishte duke udhëtuar nga Karaçi në qytetin Raëalpindi në provincën lindore të Punjab kur një bombol gazi shpërtheu nga brenda.

Dhoma në vagon ishte prenotuar nga një grup pasagjerësh që e përdorën për të zierë vezë në një furrë me gaz kur ndodhi shpërthimi. Vaji i gatimit i shtoi karburantin zjarrit, i cili u përhap me shpejtësi, duke djegur plotësisht tre vagonë.

Zjarrfikësit erdhën menjëherë në vend ndërsa helikopterët ushtarakë erdhën për të transportuar të plagosurit.

‘Shumica e vdekjeve kanë ndodhur nga njerëzit që janë hedhur nga treni,’ tha për mediat në vend Ministri i Hekurudhave, Sheikh Rasheed Ahmad. Trupat e atyre që mbetën brenda u shkrumbuan.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *