Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthen në flakë treni në Pakistan, humbin jetën 46 pasagjerë, 30 të tjerë plagosen (VIDEO)


Një tren ka shpërthyer në flakë në Pakistan, duke i marrë jetën 46 pasagjerëve. Sipas mediave lokale, zjarri ishte shkaktuar nga shpërthimi i një cilindri gazi që përdoret nga pasagjerët që gatuajnë ushqim.

Zjarri mendohet se është përhapur në të paktën tre vagonë. “BBC” shkruan se shumë nga viktimat humbën jetën ndërsa përpoqeshin të hidheshin nga treni që digjej.

30 pasagjerë të tjerë janë plagosur dhe sipas zyrtarëve, numri i të vdekurve mund të rritet. “Dy soba gatimi u hodhën në erë. Ata po gatuanin, ata kishin vaj që i shtoi karburant zjarrit”-  tha sheiku Rashid Ahmed, i cili është ministër për hekurudhat. Ministri shtoi se pasagjerët që sjellin soba në trena për të gatuar në udhëtime të gjata është një problem i zakonshëm.

Aksidenti ndodhi afër qytetit të Rahim Yar Khan në jug të provincës Punjab.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *