Vendosni fjalën kyçe....

Ronaldo shpëton Juventusin në limitet e kohës me penallti ndaj Genoas (Video)


Cristiano Ronaldo me një gol në limitet e sfidës shënoi nga penalltia duke i dhënë Juventusit fitoren 2:1 me Genoan me 10 futbollistë duke marrë kreun e Serie A.

Ronaldo shënoi në minutën e 95-të nga pika e bardhë, pasi paraprakisht u ndal me faull në zonën e Genoas, duke e rikthyer Juven te fitorja pas barazimit 2:2 kundër Lecce në fundjavë.

Juve tani grumbullon 26 pikë në vendin e parë në ligë, një më shumë se Interi në vendin e dytë, dhe vazhdon të jetë e pamposhtur me tetë fitore dhe dy barazime.

Leonardo Bonucci e kaloi skuadrën e Maurizio Sarrit në epërsi në minutën e 36-të, para se Christian Koumane ta barazonte rezultatin në 1:1 pesë minuta para fundit të pjesës së parë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *