Vendosni fjalën kyçe....

“Kur ju themi të dilni, dilni!” – Zjarri në Los Angelos shkatërron shtëpitë (FOTO/VIDEO)


Një zjarr ka duke djegur shtëpitë në anën perëndimore të Los Anxhelos të hënën, dhe duke detyruar mijëra njerëz të evakuohen.

Zjarri shpërtheu menjëherë pas orës 01:30 të mëngjesit, në afërsi të Getty Center dhe u përhap në jug-perëndim, duke djegur më shumë se 600 hektarë dhe dërgoi njerëz të largoheshin nga shtëpitë e tyre në errësirë. Rreth 10,000 struktura janë vendosur nën urdhra të detyrueshëm evakuimi, shkruan Los Angeles Times.

Shefi i Departamentit të Zjarrfikësve në Los Angeles, Ralph Terrazas tha se, përkundër përpjekjeve të zjarrfikësve, të paktën tetë shtëpi, janë shkatërruar nga flakët. Pesë të tjera janë dëmtuar.

“Është një sezon i rrezikshëm tani. Ne nuk kemi pasur reshje të konsiderueshme për një periudhë kohe. Kjo është arsyeja pse ne jemi shumë të shqetësuar për këto kushte të motit. “, shtoi ai.

Kryebashkiaku Eric Garcetti u ka kërkuar banorëve të largohen nëse janë nën urdhëra të detyrueshëm evakuimi. Disa tha ai, kanë pasur edhe 15 minuta kohë për t’u larguar, kur flakët iu kanë afruar.

“Dilni jashtë kur ju themi të dilni”, tha Garcetti, duke këshilluar pronarët e shtëpive që të mos përpiqeshin të luftonin me zjarrin me zorrat e kopshtit. “E vetmja gjë që nuk mund të zëvendësoni është vetja dhe familja juaj”.

Zjarri ka përfshirë dhe Universitetin  ‘Mount Saint Mary’s’ ku studentët kanë nisur të largohen për të  shpëtuar.

Shuarja e zjarrit është shumë e vështirë për shkak se erërat janë tepër të forta dhe po ndihmojnë në përhapjen e zjarreve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *