Vendosni fjalën kyçe....

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” padit KQZ-në, kërkojnë të shkruhet emri i Berishës si drejtues


Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka paditur Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Kolegjin Zgjedhor në lidhje me vendimin e marrë mbi fletët e votimit për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Koalicioni kërkoi që përbri emrit “Bashkë Fitojmë” të vendosej si drejtues i koalicionit emri i ish-kryeministrit Sali Berisha, kërkesë që u hodh poshtë ditën e djeshme nga KAS, në vendimin e të cilit u bë i ditur se përbri emrit të koalicionit duhet të shkruhej emri i kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta.