Vendosni fjalën kyçe....

Një i pastrehë tenton të hyjë në banesën e aktorit të famshëm me tullë në dorë


Arrestohet një burrë, pasi u përpoq të hynte në banesën në Manhattan të aktorit David Schwimmer. Lajmi u publikua fillimisht nga The Post, duke iu referuar një burimi të nivelit të lartë në polici.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30 të së djelës, ku 29 vjeçari Eric Rosa, u fut në oborrin e shtëpisë së aktorit të serialit të famshëm “Friends”.

Rosa u kap me një tullë në dorë. Ai u akuzua për armëmbajtje dhe shkelje kriminale.

Ende nuk dihet nëse Schwimmer ishte në shtëpi dhe se kush e thirri policinë. Sipas Daily News, Rosa ishte i pastrehë. Ai ishte dënuar me burgim nga një deri në tre vjet për vjedhje në vitin 2015.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *