Vendosni fjalën kyçe....

Tenton të përdhunojë 22-vjeçaren pasi hëngën darkë bashkë, arrestohet 36-vjeçari në Elbasan


Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pas akuzave se ka tentuar të përdhunojë një vajzë. Sipas uniformave blu, i arrestuari me inicialet O.C, ka tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me një 22-vjeçare.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” e mbetur në tentativë, shtetasin:

O.C., 36 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një 22-vjeçare.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.”, thotë policia.

Sipas  “BalkanWeb” vajza, e cila ishte emigrante në Itali kishte darkuar me 36-vjeçarin si dhe dy meshkuj të tjerë ku kishin konsumuar alkool për disa orë në një lokal në Elbasan.

Pas darkës, 36-vjeçari e kishte ftuar vajzën të kalonin natës së bashku porajo e ka refuzuar. Pasi kanë dalë nga lokali, ai ka tentuar të kryejë marrëdhënie me dhunë por vajza ka arritur të largohet dhe ka njoftuar policinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *