Vendosni fjalën kyçe....

Merr fund “mbretërimi” i Daniel Craig si James Bond, përfundon xhirimet e filmit të fundit


Aktori Daniel Craig i ka thënë lamtumirë James Bond për herë të fundit pas përfundimit të xhirimeve për filmin”No Time To Die”.

Në një foto të shpërndarë në llogarinë zyrtare të agjentit 007, aktori 51-vjeçar shihet i veshur me kostumin e tij klasik me kravatë të zezë, ndërsa qëndronte përkrah regjisorit Cary Fukunaga.

Daniel Craig i cili ka luajtur pesë herë personazhin ikonik, shihet i buzëqeshur. Regjisori Cary thuhet se po përpiqet aq shumë ta mbajë të fshehtë përfundimin e filmit, saqë kanë regjistruar tre mbyllje. Madje as vetë Craig i cili luan rolin e personazhit kryesor, nuk e di se si do mbyllet filmi, shkruan Fox News.

Kjo do të jetë hera e fundit që e shohim Craig në rolin e Bond.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *