Vendosni fjalën kyçe....

Lirohen nga burgu tre protestuesit e Unazës së Re


Lirohen nga burgu tre protestuesit e zonës së Unazës së Re. Gjykata e Apelit Tiranë mori sot vendimin të ndryshojë masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për tre protestuesit” Ilir Katiraj, Skënder Doda dhe Gramoz Shehu.

Tre banorët e Astirit, ishin arrestuar për tubim të jashtëligjshëm dhe bllokim të akseve rrugore gjatë protestave të tyre.

Ndërkohë që trupa gjykuese merrte vendimin, gratë e Astirit u mblodhën për të protestuar. Këtë radhë me një mënyrë të veçantë për të protestuar, pasi gratë në mënyrë simbolike janë paraqitur me zinxhirë në duar dhe me gojën të mbyllur me izolant.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *