Vendosni fjalën kyçe....

Hapet hoteli i parë në botë në formën e një kitare


Një hotel 1.5 miliardë dollarësh në formë kitare ‘Hard Rock’ u hap mes fanfarash në Florida javën e kaluar.

Shumë persona të famshëm, si Johnny Depp, Khloe Kardashian dhe Bella Thorne ishin në skenë për hapjen madhështore, e cila përfshinte një shfaqje, copa kitarësh dhe tapete të kuqe, që të kujton Hollyëood-in origjinal në Kaliforni.

Banda e muzikës pop rock ‘Maroon 5’ ishte ftuar për të luajtur në përurimin e hotelit gjigant.

Prona në formë kitare, e para e këtij lloji, është pjesë e një projekti më të madh, i cili vlerësohet në 2.2 miliardë dollarë. Prona tjetër ndodhet në Tampa dhe festoi hapjen e saj më 3 tetor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *