Vendosni fjalën kyçe....

I futen në shtëpi për të vjedhur, vritet me thikë mësuesja italiane. Në pranga një shqiptar


Vrasja e një ish-mësuese 91-vjeçare ka tronditur komunitetin në zonën e Tolfa, në Itali. Sipas mediave të shtetit fqinj, e moshuara është vrarë nga hajdutët.

Karabinierët kanë arrestuar lidhur me ngjarjen një shtetas shqiptar, të identifikuar si Sergio Malaj. Ai dyshohet se kishte hyrë në banesën e të moshuarës për të kryer vjedhje.

Paraprakisht dyshohet se i riu shqiptar ka qenë nën efektin e alkoolit. Ai kishte menduar se nuk do gjente njeri në shtëpi, por kur është përballur me të zonjën e banesës, e ka qëlluar me thikë duke i marrë jetën.

E moshuara është gjetur e pajetë pas disa orësh e bija. Ndërkohë policia italiane ka nisur një operacion kërkimi për një person të dytë që dyshohet se ka qenë me Malajn kur ndodhi ngjarja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *