Vendosni fjalën kyçe....

Kryebashkiaku belg kritikohet pse mori në mbrojtje familjen shqiptare: Ke dalë nga kompetencat


Paul Magnette, kryebashkiaku i Charleroi-t në Belgjikë i cili pengoi deportimin e një familjeje shqiptare po përballet me kritika në vendin e tij.

Ministria e Shëndetësisë në Belgjikë është vënë në veçanti kundër Magnette-s. Një zëdhënës nga zyra e ministres, Maggie De Block tha se vendimi i kryebashkiakut është përtej kompetencave të tij. Sipas zyrës së ministres De Block, ligji duhet të zbatohet nga të gjithë.

“Ne jemi të befasuar kur lexuam njoftimin e z. Magnette në shtyp, veçanërisht pasi ai nuk kishte folur më parë. Të gjitha autoritetet duhet të respektojnë ligjin. Kjo vlen si për ministrat ashtu edhe për kryetarët e bashkive. Një kryetar i bashkisë i cili inkurajon një familje të qëndrojë ilegalisht në Belgjikë dhe njofton se është e ndaluar që policia të kryejë një dëbim ka dalë jashtë kompetencave të tij”, tha zëdhënësi siç citon The Brussels Times.

Familja shqiptare e përbërë nga dy prindër dhe tre fëmijë, fillimisht u vendos në Belgjikë sepse babait i duhej të bënte një operacion për transplantim të mëlçisë që nuk bëhej dot në Shqipëri.

Ata qëndruan në Belgjikë pas operacionit sepse babai vazhdoi të kishte nevojë për mjekim. Ata qëndruan në vendin e BE-së për tetë vite,  pasi burri duhet të vijonte mjekimet. Por së fundmi kanë marrë urdhër që të kthehen në Shqipëri.

Por pasi vendimi për deportimin e tyre nga Belgjika u bë publik, në shkollën e fëmijëve u organizua një protestë kundër deportimit. Kryebashkiaku Paul Magnette më pas i kërkoi policisë që të mos vijojë me procedurat për largimin e familjes shqiptare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *