Vendosni fjalën kyçe....

Kryebashkiaku belg kryen një akt të rrallë mosbindjeje – nuk lejon dëbimin e familjes shqiptare


Kryetari i bashkisë së Charleroi në Belgjikë, Paul Magnette, ka kryer një akt të rrallë të mosbindjes ndaj ligjit, duke udhëzuar policinë lokale që mos t’i bindeshin një urdhri dëbimi për një familje shqiptare.

Portali “DH.be” shkruan se rasti ka të bëjë me një familje shqiptare të vendosur në Charleroi prej 8 vitesh. Fëmijët u rritën atje, shkuan në shkollë edhe një tjetër lindi atje. Por ndërsa kjo familje shqiptare u integrua në mënyrë të përsosur, Zyra për të Huajt vendosi ta riatdhesonte atë.

Një vendim që sipas medias belge, pasua nga një demonstrim solidariteti javën e kaluar në qytetin Charleroi ku studentë, mësues, prindër dhe mbështetës të dy shkollave shpallën publikisht mbështetjen e tyre.

Kryebashkiaku i ri, njëherazi edhe president i Partisë Socialiste belge në Wallonia, nuk ka preferuar të zbatojë vendimin që dëbon familjen shqiptare.

 “Zona jonë e policisë është subjekt i një autoriteti të dyfishtë, i prokurorit të Mbretit për atë që është gjyqësore, e imja për atë që është administrative. Në mungesë të masave gjyqësore, i takon kryebashkiakut që të zbatojë rendin publik.

Në këtë rast, dëbimi do të krijonte më shumë telashe sesa mirëmbajtja e familjes. Kështu që unë mora përgjegjësitë e mia”, deklaroi Magnette.

Tre fëmijë dhe prindërit e tyre me origjinë nga Shqipëria jetojnë në Belgjikë për 8 vjet. Rabie, Xhesjon dhe Leila Selmani, të gjithë janë shkolluar në Belgjikë.

Dhe pasi mësuan urdhrin e dëbimit, shokët dhe mësuesit në shkollat ​​e tyre, vendosën të mobilizohen më 16 Tetor.

8 vjet më parë, zoti Selmani arrin në Belgjikë me familjen. Ai duhej të bënte një transplantim të mëlçisë, i cili nuk është i mundshëm në Shqipëri. Që atëherë, ai është monitoruar nga mjekët në Belgjikë dhe tre fëmijët e tij po ndjekin shkollën në Belgjikë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *