Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas motorin në Farkë, humb jetën 46-vjeçari


Tjetër aksident fatal ka ndodhur ditën e sotme, kësaj here në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Farkë, në orën 18:45 ku një automjet i drejtuat nga E.Ç., ka përplasur një motor që drejtohej nga L.M.

Për pasojë 46-vjeçari që drejtonte motorin ka humbur jetën në spital, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 18:45 në Farkë automjeti me drejtues E. Ç është përplasur me një motoçikletë me drejtues L. M.,46 vjeç.Si pasojë e përplasjes dhe plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital, drejtuesi i motoçikletës shtetasi L. M. Drejtuesi i automjetit shtetasi E. Ç është shoqëruar në komisariat për veprime të metejshme hetimore.Policia rrugore po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dhe shkakut të aksidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *