Vendosni fjalën kyçe....

Nëse keni këtë lloj telefoni, hiqeni menjëherë qesen mbrojtëse të ekranit


 

Lexuesi i ri i gjurmëve të gishtave të teknologjisë së lartë në telefonat e fundit “Samsung Galaxy” ka një të metë të madhe. Mund të mashtrohet nga gjurmët e gishtave që mbesin mbi xhamin ose qesen mbrojtëse të ekranit.

Kompania koreano-jugore po paralajmëron klientët që zotërojnë telefonat më të fundit Galaxy S10 dhe Galaxy Note 10 për të hequr mbrojtësit e ekranit të tyre derisa të përditësojë programin për ta mënjanuar këtë problem.

Një grua britanike kohët e fundit zbuloi se burri i saj mund ta zhbllokonte telefonin e saj Samsung kur vendosi gishtin e madh në lexuesin e gjurmëve të gishtërinjve, teksa ekrani ishte i mbyllur.

Një person tjetër postoi një video të një incidenti të ngjashëm në “Twitter”.

Samsung po i përgjigjet incidentit me një rregullim të problemit por për momentin po i porosit klientët të mos përdorin “ekran silikoni për mbrojtjen e xhamit”.

Kompania tha se përditësimi i programit është planifikuar të dalë në fillim të javës tjetër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *