Vendosni fjalën kyçe....

Meta apel politikës: Jepini fund krizës, integrimi nuk arrihet me lobime


Presidenti Ilir Meta i ka bërë një apel të fortë klasës politike shqiptare, për t’i dhënë fund krizës së thellë.

“Duhet t’i jepet fund kësaj krize tërësisht artificiale, kushtetuese, që ende mbizotëron. Palët duhet të marrin përgjegjësi. Rruga e Shqipërisë është pa kthim dhe ka vetëm një alternativë, që është ajo e Bashkimit Evropian”, tha Meta, teksa mori pjesë në ceremoninë e 10-vjetorit të Fondacionit Gjerman “Konrad Adenauer”.

Duke folur për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, Meta tha prerë se ky është një projekt i papërmbushur, teksa “thumboi” dhe kryeministrin Edi Rama, teksa u shpreh se ky proces arrihet vetëm me zbatimin e reformave dhe jo me lobime.

“Prezenca e këtij fondacioni ka qenë dhe mbetet dëshmi e jashtëzakonshme e forcimit të bashkëpunimit të dy vendeve. Veprimtaria e fondacionit përfshin mbështetjen e procesit të integrimit, mbështetje për të rinjtë, mbështetje për mos harrimin e të kaluarës. Harrojmë shpejt, harrojmë mbi të gjitha se ne nuk bëjmë dot pa Evropën dhe shqiptarët nuk mund të jenë as ato që kanë ëndërruar në vitet ‘90, pa një demokraci funksionale, pa zgjedhje të lira e të ndershme, pa parimet e kontrollit dhe balancës së pushteteve, pa media të lira, pa zgjedhje jo konkurruese.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *