Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj nuk do jetë deputet në Parlamentin e Kosovës pas certifikimit të zgjedhjeve


Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve dhe pas konstituimit të  Kuvendit, ai do ta dorëzojë mandatin në Kuvend, raporton Gazeta Express.

Partia e kryeministrit në detyrë bashkë me PSD-në, sipas rezultateve preliminare, kanë dalë të katërtit në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, duke fituar 11.57 për qind.

Akoma nuk kanë dalë rezultatet e plotë me votat e deputetëve, mirëpo nga ato që kanë rrjedhur nga Komisionit Qendror Zgjedhor, është parë se Haradinaj si bartës i listës, ka mijëra vota në qytete të ndryshme.

Haradinaj nuk do të jetë pjesë e legjislaturës së shtatë, ndërsa edhe më parë ai ishte larguar nga Kuvendi.

Në shkurt të vitit 2016, kreu i Aleancës kishte dhënë dorëzuar mandatin e tij të deputetit pas pakënaqësive që atëkohë kishte me punën e këtij institucioni.