Vendosni fjalën kyçe....

Akuza për shpërdorim detyre, nën hetim ish-drejtori i ALUIZNI-t në Elbasan


Ish-drejtori i ALUIZNI-t në Elbasan është vënë nën hetim për akuzat për falsifikim të vulave dhe stampave dhe shpërdorim detyre.

Andon Lapa, 36 vjeç, akuzohet se ka dhënë leje legalizimi për një banesë në kundërshtim me ligjin dhe sipas policisë, do të procedohet në gjendje të lirë.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

  • A.L., 36 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë ish- Drejtor i Aluiznit në Elbasan, për veprat penale, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, pasi ky shtetas në vitin 2015 ka dhënë leje legalizimi për një banesë në kundërshtim me ligjin .
  • G.B., 33 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Fshehja të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”, pasi në aktivitetin e tij privat punonte pa dokumentacionin përkatës.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftim.