Vendosni fjalën kyçe....

“Më lini të dal, është errësirë këtu brenda” – Në ceremoninë e varrimit luhet regjistrimi i të ndjerit, plasin të qeshurat (VIDEO)


“Më lini të dal, është errësirë ​​këtu”, dëgjohet një zë nga arkivoli gjatë një varrimi në Irlandë.

Por në vend të alarmit, njerëzit që ishin mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit të afërmit të tyre ia nisën të qeshurit.

“Ku dreqin jam, a është prift ai që po dëgjoj?”, këtu të qeshurat bëhen edhe më të forta.

Kjo ishte ceremonia e varrimit, e mbajtur të shtunën, e veteranit të Forcave të Mbrojtjes Irlandeze, Shay Bradley, siç shkruan Independent.

Ai nuk dëshironte që të afërmit e tij të vajtonin në varrim, këshqu që para se të vdiste kishte regjistruar një audio, duke ia lënë me amanet familjarëve që ta vinin në ceremoni për të argëtuar të pranishmit. Dhe me të vërtetë e arriti këtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *