Vendosni fjalën kyçe....

Kush janë “Extinction Rebellion”, axhenda e tyre dhe kush fshihet pas lëvizjes


Duke bërë thirrje për mosbindje civile përballë ndryshimeve klimatike, protestuesit e ‘Extinction Rebellion’ (Rebelimi i Zhdukjes) kanë qenë jashtëzakonisht të suksesshëm në kapjen e faqeve të para të mediave. Por për çfarë është kjo lëvizje? Kush qëndron pas saj?

E njohur më shumë për bllokimin e rrugëve të Londrës në prill, ‘Extinction Rebellion’ e rriti nivelin e lojës para pak ditësh, me një protestues të grupin që e lidhi veten sipër avionit të ‘Aer Lingus’ që do udhëonte nga Londra drejt Dublinit.

Një protestues tjetër, atleti paraolimpik James Brown, u ngjit në çatinë e një aeroplani ‘British Airways’ dhe nuk pranoi të ndryshonte mendje, duke bërë që policia të ndërhynte e ta largonte.

“Në fund të fundit, është pjesë e qëllimit të Rebelimit të Zhdukjes për t’i bërë anëtarët e grupit që të arrestohen”, lexonte një fletushkë e qarkulluar nga aktivistë në Dublin. Për këtë qëllim, grupi ka qenë i suksesshëm. Më shumë se 1.000 aktivistë janë arrestuar vetëm në Londër këtë javë, përfshirë 50 në Aeroportin e Londrës.

Çfarë kërkojnë ata?

Kërkesat e grupit janë trefishe. Së pari, ata u bëjnë thirrje qeverive të “thonë të vërtetën duke shpallur emergjencë klimatike më ekologjike”, një kërkesë e ngjashme me atë të bërë nga adoleshentja suedeze, Greta Thunberg, në Samitin e Kombeve të Bashkuara për Veprim Klimatik në Nju Jork muajin e kaluar. Një kërkesë në dukje beninje, por që i etiketon kundërshtarët si ‘të pavërtetë’.

Së dyti, ata kërkojnë që “qeveria duhet të veprojë tani për të ndaluar humbjen e biodiversitetit dhe për të zvogëluar emetimet e gazrave serë në zero deri në vitin 2025.”

Së treti, grupi kërkon që qeveria të bëjë partneritet me aktivistët, dhe “të krijojë dhe të drejtohet nga vendimet e një Asambleje të Qytetarëve “Kuvendi për klimën dhe drejtësinë ekologjike”.

Ndërsa një ‘Asamble e Qytetarëve’ do të tërhiqte një seksion tërthor të shoqërisë, ajo do krijohej nga qeveria dhe do drejtohej nga një koleksion i OJQ-ve dhe akademikëve, siç ishte rasti në Irlandë kur qeveria mblodhi një asamble të tillë për të shtruar rrugën për referendum për martesën homoseksuale dhe abortin vitet e fundit. ‘Rebelimi i Zhdukjes’ nuk përmend asnjë fakt nëse OJQ-të me pikëpamje të kundërta do të përfshihen në diskutim.

Në tubimet e ‘ER’, protestuesit kanë bërë thirrje për mënyra të ndryshme për përmbushjen e këtyre qëllimeve, përfshirë ndalimet me ligj për përdorimin e mishit dhe makinave private, heqjen e aeroplanëve, bojkotimet e industrisë së modës dhe shpërndarjen e ushtrisë.

Ndërprerja e tregtisë është pjesë e mënyrave për të arritur pikat e tyre, siç është edhe prishja e shërbimeve jetësore. Ndërsa një pacient me kancer në Londër u detyrua të shkojë në këmbë në trajtimin në spital për shkak të bllokimeve të rrugës nga ‘ER’, zëdhënësja Savannah Lovelock tha për ‘Sky News’ se ndërsa ajo ndihej “me të vërtetë keq”, një veprim i tillë është i nevojshëm për të mirën e planetit.

Një apel për qeverinë

Thelbësore për të gjitha kërkesat e grupit është një zgjerim rrënjësor i pushtetit shtetëror. Ulja e gazrave serë në zero, do t’i jepte qeverisë fuqinë për t’u kufizuar ose mohuar plotësisht qytetarëve të saj lirinë e udhëtimit, lirinë për të zgjedhur dietat e tyre dhe lirinë për të ndërtuar shtëpitë e tyre.

Në SHBA, drafti i legjislacionit “Marrëveshja e Re e Gjelbër” jep një vështrim se sa do të ishte gjithëpërfshirëse kjo, duke rishpërndarë e pasurive të fituara nga puna dhe dëmshpërblime për “represionin historik”.

Një ilustrim i fuqishëm i apelit të grupit për qeverinë erdhi nëntorin e kaluar, kur bashkëthemeluesi i ‘ER’, Gail Bradbrook, marshoi në Pallatin Buckingham dhe lexoi me zë një mesazh për Mbretëreshën Elizabeth “me shumë përulësi”, duke i bërë thirrje monarkes të shpëtojë planetin me dekret mbretëror.

“Nuk është e mjaftueshme duke jetuar një jetë me të thjeshtë në mënyrë vullnetare,” shkroi asokohe akademiku dhe aktivisti i ‘ER’, Rupert Read. Kuptimi i nënkuptuar është i qartë: njerëzit do të duhet të detyrohen ta zbatojnë.

Kush qëndron pas së gjithës?

Këtu vjen pjesa interesante. Duke u futur në skenë vrullshëm me një logo të dallueshme, imazhe koherente në të gjithë kontinentet, një prani mbizotëruese të mediave sociale dhe një faqe në internet të kuruar, drejtuesit e Rebelimit të Zhdukjes (ER) janë tashmë të njohur, sidomos Dr. Gail Bradbrook.

Bashkëthemeluesja e lëvizjes i tha BBC-së se ajo erdhi me idenë pasi u lut “në një mënyrë të thellë”, teksa ishte nën ndikimin e “ilaçeve psikedelike” në një resort vitin e kaluar.

Në të vërtetë, Bradbrook ka bërë një karrierë jashtë aktivizmit, dhe për dy dekada ka punuar si një militamte profesionale. Duke folur në një bisedë në vitin 2016, ajo pranoi se ky rol është “kryesisht për sigurimin e çekut.” Si drejtor i Citizens Online – një fushatë bamirësie për “përfshirje dixhitale”, Bradbrook ka punuar me BT për të lobuar qeverinë britanike.

Anëtarë të tjerë janë ish-fermeri organik, Roger Hallam e të përfshirë janë gjithashtu veterani i Oçupy London, Tasmin Osmond – një mbesë e fisnikërisë britanike – dhe ish-punonjësja e Kombeve të Bashkuara, Laura Reeves.

Pas lëvizjes qëndron një mburojë financiare elitë. Trashëgimtarja Aileen Getty ka paguar rreth 500,000 stërlina nga pasuria që vjen prej naftës së familjes së saj për këtë grup përmes Fondit të Emergjencave Klimatike, duke pretenduar se kjo është e nevojshme për të nisur ndryshimin e klimës.

Sipas të dhënave të veta, ‘ER’ ka grumbulluar donacione të mëdha vetëm prej një milion stërlinash që nga muaji mars, nga grupe si Fondacioni i Fondit për Investime për Fëmijët, i ngritur nga një menaxher i fondit dhe i drejtuar nga një ish-nënkryetar i Fondacionit të Shoqërisë së Hapur të miliarderit George Soros.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e RT


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *