Vendosni fjalën kyçe....

Publikohen pamjet e sulmit me 2 viktima para sinagogës në Gjermani (Video)


Publikohen pamjet e para të sulmit me armë para një sinagoge në qytetin Halle të Gjermanisë, ku mbetën të vrarë 2 persona dhe u plagosën disa të tjerë.

Sipas policisë, gjermane, një person është ndaluar lidhur me sulmin ndërsa ka nisur kërkimi për autorët e tjerë të dyshuar.

Në video duket një person që pasi zbret nga një makinë ngjyrë gri dhe i veshur me rroba ushtarake, hap zjarr në drejtim të zonës ku thuhet se u vranë dy persona.

Policia ka nisur një aksion të gjerë për kapjen e autorëve ndërsa u bën thirrje banorëve përeth të qëndrojnë brenda shtëpive. Sulmi ndodh në një ditë të shënuar për hebrejtë, në një nga festat më të rëndësishme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *