Vendosni fjalën kyçe....

Pas Çelsit, një tjetër klub i madh vihet pas gjurmëve të Hysajt


Pas pistës angleze, për mbrojtësin e kombëtares shqiptare, Hysaj, është interesuar edhe një klub në Serie A.

Bëhet fjalë për verdhekuqtë e Romës.

Klubi kryeqytetas duhet të gjejë një lojtar për të zëvendësuar të dëmtuarin Zapakosta dhe në merkaton e janarit, romanët janë të detyruar të futen në merkato.

Mbrojtësi mund të shitet për një shumë prej 20 milionë eurosh që do i kënaqte të gjitha palët.

Megjithatë deri në janar ka ende kohë dhe mbetet për t’u parë cila do jetë ‘shtëpia’ e re e Hysajt.