Vendosni fjalën kyçe....

“Hani foshnjat për të luftuar ndryshimet klimatike”- thirrjet e gruas në takimin e kongresmenes demokrate (Video)


Një grua e shqetësuar u ngrit në një takim të organizuar nga partia Demokratike në Nju Jork për ti kërkuar kongresmenes Alexandria Ocasio-Cortez të mbështesë masat drastike për përballimin e ndryshimeve klimatike si “ngrënia e bebeve”.

“Ne nuk do jetojmë shumë gjatë këtu për shkak krizës klimatike”-u ankua gruaja. “Kanë mbetur vetëm disa muaj. Unë dua që ju të mbështesni Marrëveshjen e Gjelbër, por nuk do të heqim dorë nga karburanti fosil. Nuk do ta zgjidhni problemin aq shpejt. Një profesor suedez tha që ne mund të hamë njerëz të vdekur, por nuk është aq shpejt sa duhet! Prandaj, unë mendoj se slogani juaj i ardhshëm i fushatës duhet të jetë ky: Ne kemi për të filluar të hamë foshnjat“, raporton Fox News.

Shumë prej mbështetësve të Ocasio-Cortez u hutuan nga deklaratat e gruas.

Ajo hoqi xhaketën dhe zbuloi një bluzë me frazën: “Shpëtoni planetin, hani fëmijët,” më pas gruaja shtoi: “Nuk kemi kohë të mjaftueshme, ka shumë dyoksid karboni (CO2)”.

“Të gjithë ju!” vazhdoi ajo, duke iu drejtuar personave përreth saj, “Ju jeni ndotës! Shumë CO2. Ne duhet të fillojmë tani. Ju lutemi – ju jeni aq të shkëlqyeshëm. Jam shumë e lumtur që ju po mbështesni një Marrëveshje të Re të Gjelbër, por nuk do të jetë e mjaftueshme, edhe nëse do të bombardonim Rusinë, nuk është e mjaftueshme. Ka shumë njerëz, shumë ndotje. Kështu që, ne duhet të shpëtojmë nga foshnjat. Ky është një problem i madh. Vetëm të ndalosh të kesh fëmië thjesht nuk është e mjaftueshme. Duhet të hamë foshnjat. Kjo është shumë serioze. Ju lutemi jepni një përgjigje.

Punonjësit e kongresmenes së Nju Jorkut iu afruan gruas në fund të fjalës së saj, pasi të pranishmit në dhomë bëheshin gjithnjë e më të zhurmshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *