Vendosni fjalën kyçe....

Salianji debate me avokatin e Xhafajt: Kur ishe drejtor në prokurori, s’e lejove esktradimin e Agron Xhafajt


Me debate të ashpra është shoqëruar seanca e sotme gjyqësore lidhur me audiopërgjimin ndaj Agron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Demokrati Salianji është përplasur me avokatin e Agron Xhafajt, Ardian Visha, duke i thënë se në kohën kur ishte drejtor i Marrëdhënieve me Jashtë në prokurori nuk ka lejuar eskstradimin e Agron (Geron) Xhafajt drejt Italisë.

Salianji ka deklaruar se nuk ka asnjë njohje me Fredi Alizotin, i cili pretendon se ka bërë zërin e Agron Xhafajt në audiopërgjim. Tensionet ne seancë kanë bërë që gjyqtari të ndërpresë përkohësisht seancën.

Pjesë nga debati Salianji-Visha

Visha: Cili është roli juaj në këtë strukturë të PD-së që bën denoncime të tilla. A është kjo një strukturë në statutin e partisë. Ju a kryesoni këtë strukture, a jeni biçim hetuesi apo prokurori?

Salianji: Unë kam qenë deputet i Partisë Demokratike. Shtetasi Ardian Visha si drejtor i Marrëdhënieve  me Jashtë në prokurori nuk ka lejuar ekstradimin e Geron Xhafajt.

Më tej prokurpori i çështjes e ka pyetur Salianjin lidhur me materialin audio, të publikuar në selinë e PD-së.

‘Materialin e kam publikuar i pari. Kishim informacione të vazhdueshme se Geron Xhafa ka qenë i përfshirë në trafikim lëndësh narkotike, për shkak të vëllait të tij ministër. Qytetarët na informonin se ai ndihmohej nga ministri Xhafaj. Në PD merresha me denoncimet që vijnë. Materialin e mora nga gazetari Jetmir Olldashi. Materialin ma ka sjell në muajin tetor, pas një investigimi të bërë në disa fshatra të Vlorës. Olldashi më tha që po bëjë një investigim të madh. Më ka sjell një material se si Fatmir Xhafaj si ministër e ndihmonte të vëllanë. Materiali ishte në CD, dhe bisedonte Geron Xhafaj me Albert Veliu. Materiali ishte bruto. Gentian Osmani nuk e ka kërkuar materialin bruto, unë e kam të ruajtur dhe e disponoj. Babalen sot e njoh, por më para nuk e kam njohur kurrë. E kam njohur vetëm në momentin kur ka ardhur me Jetmir Olldashin. E kam njohur kur ka kërkuar mbrojtje nga PD, në tetor 2017. Për një periudhë të gjatë Veliu nuk ka kërkuar ndihmë. Ne në PD nuk kemi laborator. Të gjitha faktet na çonin se kjo audio ka qenë e vërtetë. Prokuroria nuk e ka marrë qëllimisht bruto audion.’ – tha Salianji në dëshminë et tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *