Vendosni fjalën kyçe....

Festoi si Cristiano Ronaldo, sulmuesi i Club Brugge tregon arsyen (Video)


Sulmuesi i ri i Club Brugge, Emmanuel Bonaventure Dennis, tregoi arsyen pse festoi në mënyrën e Cristiano Ronaldos, pas golit të shënuar ndaj Realit të Madridit në barazimin 2-2 mbrëmjen e djeshme.

Ai tha se madrilenët kishin humbur “diçka” të rëndësishme me largimin e portugezitë aktualisht luan për Juventusin në Itali.

Dennis, 21 vjeç, shënoi dy gola në ndeshje, ndërsa skuadra belge u paraqit në mënyrë mbresëlënëse në shtëpinë e fituesve të 13 Liga Kampionesh.

Futbollisti i ri nigerian festoi me tifozët duke vrapuar drejt vijës së finishit dhe më pas duke festuar sipas mënyrës tradicionale të Ronaldos.

‘Më pëlqen Cristiano dhe për mua ai është lojtari më i mirë në botë. Unë u trishtova kur ai u largua nga Madridi dhe unë festova si ai për t’u treguar atyre se ata humbën diçka.’ – tha Dennis.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *