Vendosni fjalën kyçe....

Emërohet kreu i ri i Kadastrës në Durrës pas arrestimit të Liridon Pulës


Pas arrestimit të drejtorit të Kadastrës në Durrës, Liridon Pula, vjen emërimi i personit që do e zëvendësojë. Drejtori i ri i Kadastrës, është Arjan Cengu.

Mesditën e djeshme Liridon Pula u arrestua nën akuzat për “Shpërdorim Detyre”, ndërsa u shpall në kërkim edhe ish-drejtori i Legalizimeve, Flamur Gjuzi, për “Shpërdorim Detyre.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest me burg ” për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës në ngarkim të shtetasit L.P., 36 vjeç, banues në Tiranë, Drejtor i Agjensisë Shtetërore të Kadastrës Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.”, njoftonte policia.

Ndërkohë Pula do të dëshmojë për akuzën e abuzimit me legalizimin dhe regjistrimin e disa pronave të paluajtshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *