Vendosni fjalën kyçe....

Del nga rruga makina me të rinjtë nga Burreli, humb jetën 27 vjeçari, plagoset një vajzë


Një aksident i rëndë është shënuar në autostradën Levan–Tepelenë, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një person. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:40 të mëngjesit të sotëm, në afërsi të fshatit “Buzmadh”, ku automjeti tip “Honday” ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën pasagjeri 37-vjeçar me inicialet E.H, nga Burreli. Po ashtu ka mbetur e plagosur edhe një vajzë 21-vjeçare, nga Mati.

“Sot rreth orës 08:40, në autostraden Levan–Tepelenë, në afërsi të fshatit “Buzmadh” mjeti tip “Honday” me drejtues shtetasin K.B, 25 vjeç, banues në Burrel, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri, shtetasi E.H, 27 vjeç, banues në Burrel, si dhe ndodhet nën kujdesin e mjekeve në Spitalin Rajonal Fier pasagjerja tjetër, shtetasja E.M, 21 vjeçe, banuese në Mat.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor për kryerjen e veprimeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *