Vendosni fjalën kyçe....

Raporti paraprak i Venecias: Presidenti dhe qeveria me interpretime të kundërta


Sot është publikuar raporti paraprak i Komisionit të Venecias për dekretin e Presidentit Ilir Meta lidhur me shkeljen apo jo të Kushtetutës për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Me daljen e raportit paraprak palët menjëherë publikuan interpretime të kundërta lidhur me opinionet e dhënë në të nga Komisioni i Venecias.

Mediat pranë qeverisë i interpretuan qëndrimet në raport si shkelje të Presidentit Meta me dekretin për zgjedhjet.

Ndërsa nga ana tjetër palët pranë Presidentit e argumentojnë se Meta nuk ka bërë asnjë shkelje të kushtetutës e cila mund të sjellë shkarkimin e tij.

Raporti është paraprak dhe palët kanë të drejtë të ankimojnë qëndrimet e Komisionit të Venecias.

Reagimet mbi këtë raport janë të njëjta si me raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit ku  palët nga të dyja krahët e interpretuan njëherë si dështim të procesit me shkelje ligjore dhe pala tjetër si raport ku konfirmonte se procesi i votimit ishte i rregullt.

Pas këtij raporti pritet qëndrimi përfundimtar i Komisionit të Venecias i cili do bëhet publik në ditët e ardhshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *