Një person ka mbetur i plagosur rëndë pasditen e sotme në Kukës, si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në aksin që lidh qytetin me fshatin Shtiqën.
Personi i plagosur ka qenë duke lëvizur me një biçikletë, kur është përplasur nga një makinë. Ai është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ka shkuar ë vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit.