Vendosni fjalën kyçe....

Përmbyten tre shkolla në Tiranë, ndërpritet mësimi


Pas shirave të dendur të mbrëmjes së kaluar, janë përmbytur tre shkolla në Tiranë. Si rezultat, ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka njoftuar anulimin e mësimit për sot.

” Për shkak të reshjeve të mbrëmshme janë përmbytur katet e para të shkollës 9-vjeçare “Sabaudin Gabrani”, shkollës 9-vjeçare “Yzberisht” dhe shkollës 9-vjeçare Lalm – të gjitha në Tiranë. Si pasojë, sot në këto shkolla nuk bëhet mësim.

Ekipet e Bashkisë dhe Ministrisë janë duke punuar në terren. Dita e mësimit sot do të zëvendësohet në një ditë tjetër ndërsa po përpiqemi që këto shkolla të hapen nesër.”, shkruan Shahini.

Kujtojmë se ditën e djeshme, mësimi ishte anuluar për shkak të tërmeteve, por ministrja Shahini tha se shkollat ishin gati pët të vijuar mësimin të martën. Por shirat e denduar, e ndryshuan këtë plan.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *