Vendosni fjalën kyçe....

Rritet numri i vetëvrasjeve në Itali – Këtë vit vranë veten 71 njerëz dhe tentuan ta bëjnë 46 të tjerë


Pandemia e Covid-19 dhe bllokimi kanë sjellë pasoja të rënda në shëndetin mendor të qytetarëve.

Gjatë Konferencës Ndërkombëtare të organizuar nga Universiteti La Sapienza i Romës, me rastin e ditës botërore për parandalimin e vetëvrasjes, kanë zbuluar se ka patur një rritje të vetëvrasjeve gjatë këtij viti.

Siç shkruan Ansa.it, ka patur plot 71 vetëvrasje dhe 46 përpjekje për vetëvrasjeje që kur koronavirusi goditi Italinë.

Të dhënat janë rritur ndjeshëm krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019 kur u regjistruan 44 vetëvrasje dhe 42 përpjekje për vetëvrasje. Dhe mendohet se kjo rritje lidhet me pandeminë.

Këto janë shifra shqetësuese, të cilat nuk do të ishin kaq të larta nëse Italia nuk do të dëmtohej nga pandemia e koronavirusit. Sipërmarrësit që papritmas u desh të mbyllnin gjithçka, duke lënë punonjësit me familje në shtëpi, ndërkohë që duhej të mendonin dhe për familjet e tyre. Burra dhe gra që luftuan kundër gjithçkaje duke pritur për rihapjen, ndërkohë që tani detyrohen të mbuyllen përsëri.

Izolimi shoqëror ka bërë që shumë njerëz të zhvillojnë çrregullim të stresit post-traumatik që mund të shfaqet me simptoma të shumta dhe të ndryshme, që ndryshojnë në varësi të personit që vuan prej tij.

Çrregullimet e gjumit, sulmet e ankthit dhe panikut, çrregullimet persekutuese dhe depresioni janë disa nga nuancat e një çrregullimi shumë më të përgjithësuar që duhet të luftohet në kohë dhe në mënyrë efektive.

Shenjat që duhet të vini re: Kur dikush flet për dëshirën për të vdekur, kërkon një mënyrë për të vrarë veten, flet se ndihet i pashpresë ose pa ndonjë qëllim, flet se ndihet i bllokuar ose përjeton dhimbje të padurueshme, flet se është një barrë për të tjerët, rritet përdorimi i alkoolit ose drogës, veprojnë të shqetësuar ose të pamatur, fle shumë pak orë ose shumë, ndjehen të izoluar, tregojnë zemërim ose flasin për të kërkuar hakmarrje, tregojnë ndryshime ekstreme të humorit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *