Vendosni fjalën kyçe....

Koment fyes për shqiptarët pas tërmetit, Ermal Meta nxehet me median italiane


Tërmetet e 21 shtatorit në Shqipëri, tërhoqën vëmendjen e mediave ndërkombëtare e në veçanti të atyre të Italisë fqinje.

Edhe pse Italia qe ndër vendet e para që shprehën solidaritet me popullin shqiptar, në shtypin italian nuk kanë munguar as komentet fyese.

Një rast i tillë ishte ai i faqes së “Rolling Stone Italia”, ku thuhej:  “Tërmeti mbërrin në Itali nga Shqipëria. E shikoni cfarë ndodh kur i mbani portet hapur? Cfarë të paushqyerisht, bëjnë të dridhen shtëpitë në gjysmën e Puglias!”.

Këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta, është irrituar nga ky postim të cilin e ka shpërndarë në rrjetet sociale me mbishkrimin: “Nga anët tona, quhen të pafatë“,

Reagimet ndaj këtij komenti të “Rolling Stone Italia”, kanë qenë të shumta dhe faqja u detyrua ta fshinte pas disa minutash.