Vendosni fjalën kyçe....

Ikardit s’i ndahen telashet as te PSG-ja


Pavarësisht largimit nga Interi për shkak të problemeve me trajnerin dhe një pjesë lojtarësh të ekipit, edhe te PSG-ja, argjentinasi Ikardi nuk po gjen qetësi.

Sipas “L’Équipe” aktualisht problemi i nxehtë në ekip është marrëdhënia mes tij dhe dhe dy argjentinasve të tjerë në ekip, Angel di Maria dhe Leandro Paredes.

Mosmarrëveshjet kanë një histori të gjatë. Ikardi është martuar me Uanda Nara, e cila ka qenë partnerja e argjentinasit tjetër Maxi Lopez. Pas ndarjesm Nara u lidh me Ikardin, një nga miqtë më të mirë të Lopezit.

Ikardi dhe Lopez nuk patën kurrë më tej marrëdhënie me njëri-tjetrin dhe tani te PSG-ja duket se di Maria dhe Paredes janë të pozicionuar qartë.

Sipas gazetës sportive franceze, ata e kundërshtojnë Ikardin dhe shmangin çdo kontakt me të në stërvitje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *