Vendosni fjalën kyçe....

Të dhënat e deritanishme, 1528 objekte të dëmtuara nga tërmeti


Tërmeti me mangitudë 5.8 të shkallës Rihter i së shtunës pasdite ka shkaktuar dëme të shumta materiale me një shifër prej 1528 objektesh të dëmtuara.

Shifrat janë dhënë nga kreu i Emergjencave Civile, Çako, i cili ishte i ftuar në rubrikën Opinion në News 24.

Ai theksoi se 50 objekte janë krejtësisht të shkatërruara plotësisht, ndërsa pjesë e shifrave janë edhe 160 pallate të plasaritur, një qendër shëndetësore, 34 shkolla, 13 universitete publike, 2 kabina elektrike, 1 magazinë, 2 ura, 4 automjete.

Ai tha e zonat më të prekura janë rrethinat e Durrësit e Tiranës. Çako theksoi më tej se pas verifikimit dhe përcaktimit të dëmeve do vijojë edhe dëmshpërblimi rast pas rasti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *