Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në një sherr masiv në SHBA, vriten dy persona e plagosen tetë të tjerë


Dy persona u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën nga të shtënat në një bar në Lancaster, Karolina e Jugut, të cilin forcat e rendit lokale e përshkruan si një “incident i dhunshëm i përmasave të mëdha”.

Të shtënat raportohet se ndodhën si brenda dhe jashtë një bar sportiv në zonën “Twin Pines” të qytetit rreth orës 02:45 të mëngjesit lokal, por policia nuk është e sigurt se sa persona kanë qëlluar.

Sherifi i Qarkut i Lancaster Barry Faile tha se të shtënat u “dëshmuan nga shumë njerëz”, shumë prej të cilëve u larguan nga vendi i ngjarjes para se të flisnin me policinë. Ai po i bën thirrje çdo dëshmitari okular që të japë dëshminë e tij për të zbardhut ngjarjen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *