Vendosni fjalën kyçe....

Ndahet nga jeta miliarderi Barron Hilton


Ndahet nga jeta Barron Hilton, pronari i hoteleve të famshme ‘Hilton’ dhe filantropi i njohur. “CNN” shkruan se Hilton vdiq më 19 shtator në shtëpinë e tij në Los Angeles në moshën 91-vjeçare.

Sipas Fondacionit Conrad N. Hilton, ai ndërroi jetë për shkaqe natyrale.

Djali i tij, Steven M. Hilton, kryetar i bordit në fondacionin Hilton tha se familja po vajton për humbjen e një njeriu të shquar.

“Im atë ishte një bashkëshort i mrekullueshëm për nënën tonë, Marilyn, një model për 8 fëmijët e tij, një mik besnik dhe bujar, biznesmen vizionar e sportist i apasionuar. Ai jetoi një jetë me aventura të mëdha dhe arritje të jashtëzakonshme”, tha ai.

Ndërkohë mbesa e tij, Paris Hilton u shpreh: “Jam e pikëlluar nga humbja e gjyshit. Ishte një legjendë, vizionar, i shkëlqyer, i pashëm dhe i sjellshëm.”

Në vitin 2007, CNN raportoi se Barron Hilton do t’ja trashëgojë pasurinë prej 1.2 miliardë dollarësh jo te pasardhësit, por te fondacioni filantropik i familjes së tij.

 Familja e tij tha që ai angazhoi 97% të pasurisë së tij në punën humanitare të fondacionit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *