Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Maliq, përplasen dy makina, njëra përfundon në kanal


Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të fshatit Vashtëmi në Maliq.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku njëra prej tyre nga përplasja ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Nuk ka të lënduar nga aksidenti por vetëm dëme materiale, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *