Vendosni fjalën kyçe....

Dorëhiqet pas 10 ditësh kreu i Kadastrës së Vlorës, kush është kandidatja për deputete që e zëvendëson


Është dorëhequr pas vetëm 10 ditësh në detyre, kreu i Kadastrës së Vlorës, Alteo Nezaraj.

Në letrën e dorëheqjes, Nazeraj thekson arsyet shëndetësore si shkak i largimit, ndërkohë mësohet se do vijojë të qëndrojë si jurist në këtë institucion.

Në vend të tij është emëruar Elona Hodaj. Kjo e fundit ka mbajtur më parë postin e Drejtores së Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Hodaj ka qenë më herët kryetare e FRESSH-it për Vlorën, kandidate për deputete në këtë qark si dhe anëtare e Asamblesë Kombëtare të PS-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *