Vendosni fjalën kyçe....

Jose Mourinho teston veten përballë djalit: Luan më mirë se unë (VIDEO)


Trajneri Jose Mourinho është ndeshur me djalin e tij 18-vjeçar Jose Mario në një ndeshje miqësore.

“Gjithmonë më pëlqen të luaj me babin tim. Është e mahnitshme!”, tha i riu Jose Mario, 18 vjeç, i cili më parë ka luajtur si portier me të rinjtë e Fulham-it.

“Ne luanim gjatë pushimeve gjatë gjithë kohës, në plazh, kudo.”, vazhdon ai.

Mourinho nga ana tjetër, pasi konfirmon fjalët e Jose Maios, shton se i biri luan edhe më mirë se ai.

“Kam luajtur me të që kur ishte fëmijë. Tani më mungon më shumë! Natyrisht, ai luan më mirë se unë. “, tha Mourinho, personi që ka trajnuar shumë lojtarë të shquar gjatë gjithë karrierës së tij të gjatë.

Ish-trajneri i Real Madridit dhe Manchester United po lançon një shfaqje të re në “RT” , që do të fokusohet në mbulimin e “UEFA Champions League”.
Mourinho më parë ka mbuluar dhe “Kupën e Botës 2018” në “RT”, duke bërë analizën e turneut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *