Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni Hetimor thërret Metën në datë 6 shtator


Sot Komisioni Hetimor i ngritur për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, është mbledhur për të përcaktuar planin e hetimeve.

Mësohet se ky Komision ka vendosur të thërrasë presidentin për t’u marrë në pyetje në datën 6 shtator. Nuk dihet nëse presidenti do t’i përgjigjet kësaj thirrjeje për të dëshmuar para deputetëve.

Komisioni i drejtuar nga Ulsi Manja, ka përgatitur edhe një listë të personave të tjerë që do të thirren për të dëshmuar.  Plani hetimor do të synojë hetimin e shkeljeve të mundshme të Kreut të Shtetit në lidhje me zhdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *