Vendosni fjalën kyçe....

Mbi 30 të zhdukur në Kaliforni, varka amerikane merr flakë


Mbi 30 persona rezultojnë të zhdukur në Kaliforni të SHBA-ve, pas flakëve që kanë përfshirë një varkë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të ishullit Santa Cruz.

Kapiteni i zjarrfikëses Brian McGrath i tha “CBS News” se 5 njerëz u shpëtuan, ndërsa 34 të tjerë nuk janë gjetur ende. Megjithatë mbetet i paqartë numri i personave që mund të kenë humbur jetën.

Një prej të shpëtuarëve është edhe kapiteni i varkës.

Varka me emrin “Konceptimi” (Conception) sapo ishte nisur nga ishulli i Santa Cruzit.