Vendosni fjalën kyçe....

7 vrasje në gusht, Berisha: Autorët të lidhur me Policinë e Shtetit dhe PS-në


Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me shifrat e atentateve vetëm për muajin gusht. Berisha akuzon Policinë e Shtetit se në 92% të rasteve vrasësit i lë të lirë.

“7 te vrare dhe 5 te plagosur ne gusht,
por vetem dy te ndaluar per 12 te vrare dhe plagosur!!

Ky eshte bilanci afer zeros i narkopolicise se Edvin Mafise, gjeneral Hashashit dhe Ardi Eskobarit.

Te dashur miq, muaji gusht pati 7 vrasje dhe 5 plagosje, pra nje bilanc vertet dramatik. Krimi goditi ku deshi dhe kur deshi ne qytetet Tirane, Durres, Vlore, Elbasan, Fier, Rreshen dhe Selenice duke deshmuar se Shqiperine, vendin me numer nder me te lartit te policeve per fryme, ai eshte dhe zoteruesi kryesor dhe i vertet i rendit.

Deshmia me flagrante e rendit ne duart e krimit ne Shqiperi qendron ne faktin se, per 12 te vrare dhe te plagosur ne muajin gusht, narkopolicia e Edvin Mafise, gjeneral Hashashit dhe Ardi Eskobarit ka ndaluar vetem 2 persona pra ne 92% te rasteve vrasesit mbeten te lire, rezultat ky afer zeros i narkouniformave te narkoshtetit.”, shkruan Berisha.

Sipas ish-kryeministrit, kjo përqindje lidhet me faktin se të gjithë vrasësist janë të lidhurme Partinë Socialiste ose krimet janë kryer në bashkëpunim me Policinë e shtetit.

Berisha kujton rastin e vrasjes së biznesmenit në Vlorë, familja e të cilit vijon të kërcënohet si dhe vrasjen e ish-policit Santiago Malka vetëm para disa ditësh. Për rastin e Malkës, Berisha thotë se vrasësist janë të lidhur me Policinë.

“Ky rezultat afer zeros lidhet ne te gjitha rastet me faktin se vrasesit jane banda te partise ose vrasjet i kryejne ne bashkepunim te ngushte me policine.
Keshtu, vrasja e Endrit Çeles nga Kuset e lidhur si mishi me kocken me Partine e Krimit gjer ne nivelet me te larta, u mbajt e fshehur per 8 ore nga shefi i komisariatit 2 vetem e vetem qe tu jepte mundesi vrasesve Kusi te largoheshin ne drejtim te paditur.

Po keshtu, vrasesit e biznesmenit ne Vlore shetisin te lire ne qytet madje kercenojne edhe familjen e viktimave sepse i mbron policia.

Po keshtu, Santjago u vra nga vrases te lidhur me policine vetem se ai filloi te shoqerohej me Saimir Trafikun dhe kjo ishte e mjaftueshme qe te urdherohej eleminimi i tij.

Autori i vrasjes se fundit ne Selenice, Tesi i partise i denuar me perjete ne vendin fqinj per vrasjen e dy shtetasve italiane, pritet te kryeje i mbrojtur nga policia vrasjen e rradhes.

Pra ne narkoshtetin e Edvin Mafise, gjeneral Hashashit dhe Ardi Eskobarit krimi ben ligjin dhe narkopolicia eshte ne funksion te tij!”, shkruan Berisha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *