Vendosni fjalën kyçe....

Turistja angleze përplaset nga makina në Pazarin e Gjirokastrës


Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Gjirokastër, në zonën e pazarit karateristik të qytetit.

Mësohet se një turistë angleze, e cila ishte këmbësore e ka gjetur veten në mesin e dy automjeteve njëra prej të cilave e ka përplasur.

Kalimtarë të rastit e kanë dërguar turisten inicialet J.S, 32 vjeçe, me urgjencë në spitalin rajonal.

“Njoftohemi se në zonën muzeale, lagja “Pazar i Vjetër”, Gjirokastër, mjeti tip “Honday”, me drejtues shtetasin C.L(Shtetas Spanjoll), 26 vjeç, ka goditur kalimtaren shtetasen J.S(Shtetase Angleze), 32 vjeçe.

Për pasojë shtetasia J.S. është dëmtuar në këmbë, e cila është transportuar në spitalin rajonal Gjirokastër për mjekim.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbarjen e plotë të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Punimet për ndërtimin e kalldrëmit, kanë rënduar mjaft trafikun në pazarin karakteristik dhe herë pas here janë shoqëruar dhe me aksidente të tilla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *