Vendosni fjalën kyçe....

Vuri në siklet kryeministren serbe, Berisha përgëzon gazetarin: Gjest sa dhjetëra pyetje asgjësuese


Ish-kryeministri Sali Berisha ka vlerësuar gjestin e gazetarit shqiptar në Maqedoni Furkan Saliu, i cili i doli para disa ditësh para kryeministres serbe, i veshur me një bluzë me imazhet e shqiptarëve më të njohur nëpër botë me mbishkrimin “Sapo dolëm nga mali”.

Berisha thotë se gjesti i Saliut vlen sa dhjetëra pyetje të vështira që mund t’i bëhen kryeministres Ana Brnabiç. Ish-kryeministri shqiptar e konsideron Brnabiçin një raciste të papërmbajtur.

“Nje paraqitje e Furkan Saliut sa dhjetra pyetje asgjesuese per racisten Brnabiç!

Miq, kryeministrja e Serbise eshte nje rraciste e papermbajtur. Ajo mohon genocidin qe kryen serbet ne Srebenice. Por rracizmi i saj ndaj shqiptareve ka si kufi vetem qiellin.

Pak muaj me pare ajo do ti deklaronte perfaqesuesit te Komisionit Europian tek i dorezonte progres raportin e vitit 2019 Komisionit, se udheheqesit e Kosoves jane njerez te dale nga mali (me fjale te tjera njerez primitiv ose me se shumti siç kishte degjuar prnderit e saj “dru me pre”.

Gjate vizites se saj dy dite me pare ne Shkup, ne konferencen e saj per shtyp gazetari shqiptar Furkan Saliu i dha pergjigjen me te mire dhe me civile kryeministres albanofobe serbe. Ai u paraqit para racistes Brnabiç i veshur me nje bluze qe mbante portretet e personaliteteve te shquara shqiptare ne te cilen shkruhej:
“Sapo dolem nga mali”!

Ju ftoj te dashur miq te pergezojme gazetarin Furkan Saliu per menyren civile dhe dinjitoze qe zgjodhi per ti dhene pergjigje deklerates raciste te albanofobes Brnabiç!”, shkruan Berisha.

Në inaugurimin e një pike kufitare në Tabanovc-Preshevë, të mbajtur para dy ditësh,  Brnabiç ka takuar edhe gazetarin shqiptar Furkan Saliu, i cili kishte të veshur bluzën me figurat më të njohura shqiptare, me mbishkrimin “Sapo dolëm nga mali”.  

 

Kryeministrja  serbe nuk bëri asnjë koment për veshjen e gazetarit, por sjellja e tij ka tërhequr vëmendjen e medieve në Maqedoni dhe në Serbi.  Në bluzë shfaqeshin figura të njohura si Rita Ora, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Luan Krasniqi, Bebe Rexha, Jim Belushi dhe Majlinda Kelmendi. 

Kujtojmë se deklaratat e Brnabiç se “shqiptarët vijnë nga mali” nuk u pritën mirë në Kosovë, me ministrin e Jashtëm Behgjet Pacolli i  cili tha se kryeministrja serbe s’do hynte më në Kosovë. Reagime pati edhe nga Maja Kocijançiç, zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Federica Mogherini e cila nuk ishte dakord me fjalorin e përdorur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *